Deputeti opozitar Agron Shehaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale deklaroi se një kazino 200 milionë euroshe do të ndërtohet tek Bulevardi i Ri në Tiranë dhe se qeveria po  jep 19 mijë metra katrorë tokë publike.

Shehaj ka përmednur gjithashtu dy emra të investitorëve.

Ata janë një konsulent amerikan dhe një shqiptar ish-ndërmjetës.

“Si në rastin e resortit të Xhackës, koncesionit të Beqajt, inceneratorit të Veliajt e shumë të tjerë, përdoren skema me pronarë fiktivë ose të fshehur për të mbuluar vjedhjen e parave dhe pronës publike.” – shkruan mes të tjerash deputeti.

Në postim ishin dhe  dokumentat që provojnë pronësinë e dy personave anonimë në biznes, por të cilëve Rama i fal tokë për të ndërtuar kazino.