
Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes në kryeqytet, ku një vajzë e re u gjet e vdekur në një apartament në Tiranë, e cila dyshohet se është vrarë nga partneri i saj.
Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja palestineze Ryyan Alwan, 24 vjeçe. Dyshohet se autori i krimit është bashkëshorti i saj, shtetasi palestinez Fadi Alwan, 49 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi një banese të marrë me qira ditore, në rrugën “Gjon Muzaka”, pranë Bllokut të Ambasadave. Çifti e kishte marrë me qira apartamentin që prej datës 19 Shkurt.
Mediat kanë publikuar foton e çiftit palestinez Fadi Alwan dhe Rayyan Alwan të cilët raportohet se kishin rreth 25 vite diferencë nga njëri-tjetri.
Çifti kishte shtetësi gjermane dhe jetonin në Mynih. Ata kishin ardhur në Shqipëri si turistë dhe kjo ishte hera e parë që vizitonin Shqipërinë. Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, Ryyan Alwan dhe partneri i saj, Fadi Alwan mbërrijnë në Rinas më 19 shkurt.