Spartak Braho është thirrur në Pokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), lidhur me deklaratën e bërë pak para protestës së 8 janarit në oborrin e selisë së PD-së. Ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të vritej një deputet.

Komisioni i Rithemelimit i dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit i thirrur nga Berisha ka depozituar një kallëzim penal ndaj tij.

Braho akuzohet nga Komisioni i Rithemelimit për kryerjen e veprës penale të shpifjes.