Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot që të konfiskojë 3.4 milionë eurot që u sekuestruan në dy makinat “Toyota Yaris” pak ditë më parë duke i kaluar për llogari të shtetit.

Vlerat monetare u futën ilegalisht dhe sipas SPAK janë para të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto vlera monetare për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.

Alfred dhe Elvis Vladi, dy personat e dyshuar si porositësit e makinave “Toyota Yaris”, rezultojnë të pastër penalisht në Belgjikë dhe Gjermani. Në hetim ishin edhe Edi Lika, Klevi Leka, Alban Mollaymeri dhe Agim Cani. Ndryshim i akuzës uli dënimet për grupin.

Nga pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në mosdeklarim të hollash në kufi. Shumua u bllokua në një makinë Toyota Yaris në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018. Elvis dhe Alfred Vladi dyshohet se ishin porositësit e makinës Toyota Yaris ku u gjetën paratë.