Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë nisur të shijojnë pushimet e para të kësaj vere së bashku me vogëlushen e tyre princeshën Geraldinë.

Këtë gjë e ka bërë me dije vetë Princ Leka ndërmjet disa fotove që ai ka postuar në profilin e tij të Instagramit i cili ndodhet së bashku me bashkëshorten Elian dhe vajzën e tyre të vogël në Jug të Shqipërisë.

Ajo që na bie direkt në sy në këto foto është princesha Geraldinë e cila nga hera e fundit është rritur kaq shumë.

Princ Leka nuk ka nguruar as ti përgjigjet pyetjeve të ndjekësve apo miqve të tij të Instagramit të cilët përpos komplimenteve të shumta, e pyesin edhe për vendin e bukur ku ai ndodhet, duke ju përgjigjur:

“Në Shqipëri, në detin Jon pikërisht përballë ishullit grek të Korfuzit, të cilin mund ta shihni pas nesh”.

Siç duket nga fotot që ata kanë postuar po kalojë momente të bukura pranë njeri-tjetrit, duke shijuar njëkohësisht dhe bukuritë e Shqipërisë.