Bukuria është një vlerë që tejkalon pamjen e jashtme dhe përfshin edhe gjendjen e brendshme. Disa shenja astrologjike janë më me fat dhe tërheqin më tepër vëmendjen.

Demi. Femrat e kësaj shenje të bëjnë për vete me butësinë dhe buzëqeshjen engjëllorë. Temperamenti i qetë frymëzon besim dhe dëshirë për ta afruar. Në dashuri këto femra janë pasiononte, të përkujdesura dhe mbrojtëse. Kur dashurojnë vërtet ato dinë t’i jepen partnerit tërësisht dhe kujdesen që të jenë perfektë edhe në pamje. Femrat dem janë edhe të dhëna pas vlerave të familjes dhe nuk duan lidhje për të kaluar kohën.
Binjakët. Kurora e femrave më të bukura e më seksi ju takon padyshim atyre të kësaj shenje. Të veçanta, misterioze dhe të adhurueshme ato mund të bëjnë për vete këdo. Karizma nuk ju mungon asnjëherë, ashtu si dhe durimi. Dyanshmëria që kanë tërheq edhe më tepër pasi meshkujt nuk mërziten. Femrat binjakët janë mjaft pozitive gjithashtu dhe dinë cfarë duan në jetë

Gaforrja. Sharmi i jashtëzakonshëm i femrave të kësaj shenje josh shumë meshkuj. Nga ana tjetër ato janë realiste, emotive, të sinqerta e të mençura. Në dashuri ato nuk dinë të jenë të ftohta, por dashurojnë me gjithë qenien e tyre. Gaforret janë edhe shumë mbrojtëse dhe të forta, prandaj partnerët mund të mbështeten sa herë të kenë nevojë.