Të jesh e mençur nuk do të thotë patjetër të kesh shumë njohuri, por edhe të mësosh ta njohësh më mirë veten dhe gjithashtu të dish të ruash marrëdhënie të mirë me të gjithë. Jo të gjithë mund të jenë të tillë, por ka 5 shenja astrologjike që janë më të mençurat nga të gjitha dhe përherë janë burim frymëzimi. Ato dinë si të kalojnë sfidat, si të sillen në çdo situatë dhe janë goxha të pjekura.

Bricjapi. Serioze, të qeta dhe të ekuilibruara, femrat e kësaj shenje kërkojnë përherë harmoninë. Ato janë edhe mjaft diskrete, mendohen gjatë para se të veprojnë dhe dinë të pranojnë me përulësi sfidat e jetës. Shprehja që ato i frymëzon është: “Në fund çdo gjë shkon mirë, por edhe sikur të mos jetë kështu, nuk është fundi i botës.”
Ujori. Pavarësisht nga sa mund të duken, femrat e kësaj shenje janë shumë të mençura. Kjo mund të kuptohet shumë mirë edhe nga qëndrimi larg konflikteve. Ujoret zgjedhin fushë betejat, por nuk kërkojnë patjetër të kenë të drejtë. Ato dinë të pranojnë edhe gabimet dhe mundohen të përmirësohen. Mençuria i shtyn të jenë edhe më të përgjegjshme, më guximtare, më të përulura dhe më vetvetja.

Virgjëresha. Mençuria e femrave të kësaj shenje qëndron tek racionaliteti që kanë. Ato nuk e lënë veten të drejtohen nga emocionet dhe dinë të ruajnë gjakftohtësinë. Drejtësia i bën edhe të zgjedhin me kujdes fjalët, të falin dhe të mundohen për një jetë sa më harmonike.

Demi. Këto femra janë të mençura sidomos për shkak të inteligjencës që kanë. Ato dinë të japin këshilla edhe për ata që kanë pranë sidomos për planin sentimental. Durimi dhe sinqeriteti janë gjithashtu pika të forta për to.

Dashi. Femrat e kësaj shenje janë vërtet të zgjuara dhe dinë t’i mbajnë fort frenat e jetës së tyre. Mjaft të përgjegjshme, ato dinë edhe t’i kthejnë vështirësitë në mundësi. Shpirti pozitiv i bën ta marrin jetën me qetësi dhe dështimet i shohin si mundësi për të nxjerrë konkluzione.