Një aksident ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Gramsh. Në të u përfshinë dy makina, në një prej të cilave udhëtonte një çift bashkëshortësh dhe fëmija i tyre. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 4 persona, familja me 3 anëtarë dhe një person në mjetin tjetër.

Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e stabilizuar, pa rrezik për jetën.

Nga informacionet e marra nga grupi hetimor nga gazetarja e Klan News, Anila Sefa, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë drejtuesi i një prej automjeteve, i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Ai do t’i nënshtrohet dhe testit të alkoolit pasi dyshohet se ka qenë në drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.