Pritjes së gjatë të Kozmait dhe Enkelejdës, që nuk flasin prej 13 vitesh, i erdhi fundi. Pas pranimit të ftesës për të ardhur në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” të “E diela shqiptare” në Tv Klan, motër e vëlla u përshkuan nga emocione të forta.

Në 13 vite, nuk janë parë as në fotografi, asnjë telefonatë, asnjë komunikim, por veçse një mur i madh. Ky mur trazoi motrën e tyre të vogël që ka ndërruar jetë vite më parë, e cila prej muajsh i shfaqet Kozmait në ëndërr dhe e shtyn drejt Enkelejdës. Më në fund, ajo mund t’i shohë bashkë të dashurit e saj në një përqafim të përmallshëm.