Dermatologët thonë se asnjëherë nuk është vonë për t’u kujdesur për lëkurën, madje sa më herët të keni një regjim për të, aq më mirë. Sipas tyre, është e rëndësishme të përdorësh produkte të shkëlqimit dhe antirrudhë edhe para se të shfaqen linjat e vendosura në thellësi ose njollat e diellit, sepse ndryshimet mikroskopike, si pigmenti i tepërt dhe humbja e kolagjenit fillojnë në moshën 20-vjeçare dhe ecin ngadalë dhe rezultati shfaqet pas të 30-ave ose 40-ave. Ndaj vëmendje, këto janë pesë gjërat që ju duhet të dini përpara se të prekni pragun e moshës 40-vjeçare. Fillojmë!

Njihuni me serumin me vitaminë C

Dermatologët bien dakord që vitamina C antioksidante është një nga përbërësit më të rëndësishëm për të filluar përdorimin mes moshës 20 dhe 30 vjeç, pasi ajo ndihmon në parandalimin e njollave të errëta dhe mbështet kolagjenin para se ta humbni atë. “Vitamina C është një aleat i shkëlqyer i lëkurës me përfitime të forta pasi rrit kolagjenin dhe ka përfitime antioksidante dhe mbrojtje UV”,- thotë dermotologia Ciraldo.

Bëni scrub 2 ose 3 herë në javë

Sikur stresi ekzistencial i rritjes së moshës nuk do të ishte i mjaftueshëm: “Lëkura e pjekur bëhet e shurdhër, e zymtë dhe e pajetë, dhe poret bëhen të theksuara”, thotë Kunin. Pse ndodh kjo? Qelizat tona të lëkurës së vdekur nuk hiqen shpejt me kalimin e moshës. Kjo e bën lëkurën të duket e shurdhër. Plus, pigmentet e tepërta ruhen në qeliza të vdekura, kështu që tonet e lëkurës tuaj mund të duken të zbardhura ose të pabarabarta. Scrubi është përgjigja. Praktikojeni dy ose tri herë në javë.

Kremra me SPF

Nëse fusni një produkt kundër plakjes në rutinën tuaj të përditshme, le të jetë ai i mbrojtjes ndaj diellit. “Nuk është kurrë tepër vonë për të filluar rutinën e përditshme SPF. Edhe nëse keni qenë një kërkues i përjetshëm për lëkurën tuaj, kurrë nuk është tepër vonë për të parandaluar dëmtime të tjera të diellit”.

Hidratimi

Lëkura bëhet më e thatë, më e zbehtë dhe më e zymtë teksa kalon mosha. Ekzistojnë disa përbërës të efektshëm hidratues të lëkurës. Dermatologët gjithmonë rekomandojnë: Ka lipide që kapin lagështi, të cilat imitojnë lipidet natyrale në lëkurë që bëjnë atë si të foshnjave kaq të butë.

Filloni të bëni kontrrolle të lëkurës nga koka deri tek gishti i këmbës

Kur je i ri nuk mendon ndonjëherë për problemet e mundshme që mund të ketë lëkura. Por, para se të mbushni 40 vjeç, tregohuni të vëmendshëm dhe bëni kontroll total. Tani është koha për të bërë një vlerësim bazë të lëkurës nga dermatologu juaj për t’u siguruar që nuk ka shenja të hershme të ndryshimeve të para të saj. Gjithmonë është shumë më e lehtë për të kapur diçka në fazat e hershme sesa të vuani pasojat më vonë.