Askush nuk dëshiron që partneri ta tradhtojë, por ky fenomen po përhapet shumë. Si femrat ashtu dhe meshkujt tradhtojnë. Por sot po tregojmë një “manual” për meshkujt për të zbuluar tradhtinë e bashkëshorteve apo të dashurave të tyre.

Kërkon gjithë kohën arsye për debat

Përmes kësaj mënyre ajo kërkon probleme të vogla, qoftë edhe të “padukshme” në lidhje vetëm për të pasur një arsye që të ndahet nga i dashuri.

Pyetja e sikletshme

Vajzat gjithmonë janë të përgatitura për çdo pyetje që juj bëni. Prandaj, nëse e pyesni se ka ndonjë person më shumë se sa “shok”, vëzhgoni mirë shprehjet e saj të fytyrës, e veçanërisht nëse ka komoditet gjatë përgjigjes. Nëse është duke të tradhtuar, ka gjasa mos të të shohë në sy kur të përgjigjet, qoftë edhe me jo.

E përhumbur në mendime

Nëse e dashura sillet e përhumbur, atëherë ajo mund të jetë duke pasur mendime të ndryshme për lidhjen e saj të re.

Nuk ka romancë në shtrat

Kur shkoni në shtrat nuk iu përqafon apo puthë, thjesht dëshiron të flejë sepse është “e lodhur”.

Fsheh celularin

Kjo është arsye tejet e qartë se përse ajo është duke mbajtur distancë, pasi ndoshta mund të jetë duke fshehur mesazhe romantike nga dikush tjetër.