5-vjeçarja nga Weymouth, Mbretëria e Bashkuar ka mahnitur botën pas publikimit të librit të saj të parë. Bella-Jay Dark është futur në librin e rekordeve Guiness pas publikimit të librit në moshën 5-vjeçare si autorja më e re në moshë.
Sipas mediave të huaja, vogëlushja nga Mbretëria e Bashkuar shkroi librin “The lost cat”(Macja e humbur), e cila u shit të paktën në 1 mijë kopje. Prindërit e Bella-Jay, Chelsie Syme dhe Myles Dark fillimisht ishin mosbesues. Pavarësisht nga mosbesimi i tyre libri i Bella-Jay tani është botuar zyrtarisht nga Ginger Fyre Press dhe është i disponueshëm për blerje në Amazon.
“Libri flet për një mace që largohet nga shtëpia, humbet dhe e kupton që nuk duhet ikur pa nënën e saj”- u shpreh Bella.
5-vjeçaren e ndihmoi nëna e saj, ndërsa të dy prindërit thanë se ndjehen të lumtur me arritjen e vajzës. Ndërkohë, Bella paralajmëroi se së shpejti do ta publikojë “The lost cat 2”.