Vetëm 2 kronika lajmi në televizionin lokal “Tv Apollon” i kanë kushtuar Universitetit “Ismail Qemali” 583 mijë lekë të rinj (5 milionë e 830 mijë lekë të vjetër).

Janë këto të dhënat zyrtare nxjerrë nga Thesari dhe publikuar në faqen zyrtare Open Spending Albania.

Sipas publikimit të këtyre faturave sqarohet se Universiteti i Vlorës ka kryer dy transferua, përkatësisht: e para në datën 22 shtator 2023 me vlerë 275 mijë lekë ndaj shoqërisë F.K.T dhe e dyta në datën 28 dhjetor 2023 me vlerën 308 mijë lekë po ndaj shoqërisë F.K.T.

Sipas të dhënave të Autoriteti të Mediave Audiovizive, shoqëria F.K.T është pronari i vetëm i televizionit Tv Apollon me seli në qytetin e Fierit.

Ajo çfarë ngre hije dyshimi mbi këto transferta është jo vetëm vlera e paguar për 2 matëriale televizive kur pagesat zyrtare për këtë kategori transmetimi janë disa fish më të ulëta, por edhe mungesa e publikimit të këtyre materialeve.

Pra këto matëriale të supozuara të publikuara nuk ekzistojnë në rrjetet e tyre zyrtare sociale.

Një tjetër shkelje e Universitetit Ismail qemali Vlorë është fakti se: në bazë të ligjit për prokurimet publike. Çdo prokurim me vlerë mbi 100 mijë lekë do duhet të kryhet me garë dhe publikim në APP.

Ndërkohë që Universiteti nuk ka asnjë shpallje për këto prokurime.

Pra, Universiteti ka shkelur ligjin e agjencisë së prokurimeve publike, duke favorizuar dhe vendosur vetë fituesin. /disidentet.al