Një burrë 87-vjeçar iranian, i cili jeton në shkretëtirë dhe nuk është larë për gati shtatë dekada, ka habitur së fundmi shkencëtarët. Amou Haji u bë i njohur për herë të parë në vitin 2014. Në atë kohë, ai jetonte në një fshat të vogël në provincën Fars të Iranit jugor.
Ai atëherë ishte 79 vjeç dhe dukejnë gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht kushteve të diskutueshme të jetesës. E po, padyshim që nuk ka ndryshuar shumë që atëherë, pasi një ekip mjekësh, këto ditë kryen një sërë testesh që treguan se ai çuditërisht gëzonte shëndet të mirë. Fotot dhe artikujt rreth Amou Haxhit kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale qëkur historia e tij u bë virale tetë vjet më parë.
Në fund të fundit, stili i tij i jetesës është mjaft i pabesueshëm, në një kohë kur shumë prej nesh ndoshta lahen më shumë seç duhet. Një ekip mjekësh i udhëhequr nga profesori i asociuar i Parazitologjisë Dr Gholamreza Molavi nga Shkolla e Shëndetit Publik të Teheranit vizitoi Amou Haji-n në fshatin Dejgah dhe e bindi që të bënte disa analiza. Ato përfshinin teste për forma të ndryshme të hepatitit dhe SIDA-s, si dhe për parazitët.
Dr. Gholamreza Molavi beson se i vetmi shpjegim logjik për rezultatet e testit është se Amou Haji ka zhvilluar një sistem imunitar jashtëzakonisht të fortë gjatë gjithë jetës së tij.