
Ish kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano sot ka festuar 70 vjetorin e lindjes.
Ish lideri i PS ka zgjedhur të festojë këtë ditë në shoqërinë e miqve dhe familjarëve.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Fatos Nanos, i cili shihet i shqoëruar në tryezë nga bashkëshortja e tij Xhoana Nano.
Në këtë ditë nuk munguan urimet e figurave kryesore të së majtës.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi Fatos Nanon duke shkruar:
“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”.