Efi Dhedhes dhe Atdhe Xharavina kanë qenë dy nga konkurrentët e “Për’puthen” që kanë spikatur shumë. Edhe pse në sezone të ndryshme, ata duket se kanë krijuar njohje dhe raporte me njëri-tjetrin.

Të dy merakli “të qendrës së vëmendjes”, duket se këtë e kanë arritur sërish, përmes minideklaratave që bëjnë në rrjetet sociale.

Së fundmi, një ndjekës i ka bërë një pyetje Efit, ku shkruan:

“A është e vërtetë fejesa jote me Atdheun, të prsh nga Italia. Je një yll i vërtet, të kam zemër”

Menjëherë Efi ka etiketuar në këtë postim Atdheun, i cili i është përgjigjur me ironi:

“Duro sa ta blej unazen. Hahah miss u”.
Kështu duket se dy të rinjtë i kanë trazuar sërish ujërat, duke lënë vend edhe për aludime për ndonjë romancë të mundshme.