Bledi Beqiri ose i njohur me emrin e artit Bloody, ishtë i ftuar së fundmi në “Expuls”. Bledit iu kërkua gjatë intervistës që të sqaronte disa lajme portalesh.

Një ndër lajmet që ka qarkulluar, flet për faktin se Bledi edhe pse ka qenë në kërkim të dashurisë në programin “Përputhen”, ka qenë i fejuar dhe me fëmijë.

Bledi i hodhi poshtë këto spekulime: “Jo jo (qesh). Nuk kam qenë as i fejuar as i martuar as i divorcuar as me fëmijë. Postoj shpesh një vajzë të vogël në InstGram por ajo është mbesa imë”, u shpreh ai.