Sonte është darka e Fiter Bajramit, iftari i fundit pas një muaji agjërim. Kjo është një festë mjaft e rëndësishme për besimtarët myslimanë. Si një festë e rëndësishme, u kushtohet mjaft rëndësi edhe përgatitjeve për drekën e së dielës. Gatimet janë tradicionale shqiptare.

Ajo që nuk mungon në tryeza, është mishi, i cili gatuhet në mënyra të ndryshme. Disa e preferojnë me patate ose me pilaf. Po kështu byreku tradicional shqiptar, me qumësht ose me kos dhe kime me oriz dhe vezë. Sallatat po kështu nuk i mungojnë tryezës, ndërsa për ëmbëlsisë preferohet bakllava. Por jo vetëm, edhe shëndetlie. Në tavolinë është e ndaluar të ketë produkte me mish derri dhe alkool.