Opinionisti Arjan Konomi është shkëputur nga programi ‘Perputhen’ pas shumë debatësh të forta me vajzat e programit. Moderatorja Bora Zemani e bëri të ditur në programin e ditës së djeshme se produksioni e ka zëvendësuar Konomin me moderatorin Arjon Muça.

Moderatorin e kemi parë shpesh si opinionist në ‘Prime Perputhen’ ku shpesh ka debatuar dhe me Arjan Konomin pasi kanë një mendim shumë të ndryshëm nga njëri-tjetrin. Nuk dihet se për sa kohë ka vendosr produksioni që ti japë pushim Arjan Konomit por një gjë është e sigurt se ai do të mungojë në disa puntata duke qenë se emisioni xhirohet disa puntat në një ditë.

Arjan Konomi është pjesë e stafit të ‘Përputhen’ që nga fillimi i programit. Prej dy vitësh opinionisti Konomi ka patur shumë debate me konkurentët pasi nuk ka rezervuar të shpreh mendimin e tij për secalin nga ata.