Dy vëllezër, taksistë në Tiranë janë vënë në pranga nga forcat e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës, pasi tentuan të vrisnin një 45-vjeçar, konkurrent.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Prokop Mima” në kryeqytet pas një konflikti për motive të dobëta.

Vëllezërit Anxhelo dhe Endrit Dashi, përkatësisht 23 dhe 26 vjeç, tentuan të vrisnin me thikë 45-vjeçarin V.M.

Ndërhyrja në kohë e policisë bëri që dy vëllezërit të arrestoheshin. Ata akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.