Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një bisede virtuale ne liderët evropianë në Londër ka shprehur zhgënjimin e tij për NATO-n, pasi aleanca euroatlantike refuzoi të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë.

Në një bashkëbisedim online me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe lider të vendeve të tjera në Forcën e Përbashkët të Ekspeditës, Zelensky tha se NATO ishte “aleanca më e fortë në botë, por disa nga anëtarët e kësaj aleance janë të hipnotizuar nga agresioni rus”.

Ne dëgjojmë shumë për luftën e tretë botërore, se gjoja mund të fillojë nëse NATO do të mbyllë qiellin e Ukrainës për raketat dhe avionët rusë dhe për këtë arsye zona e ndalim-fluturimit humanitar nuk është krijuar ende”, tha ai.

Më pas vazhdoi: “Kjo i lejon ushtrisë ruse të bombardojë qytetet paqësore dhe të hedhë në erë ndërtesa banimi, spitale dhe shkolla.

Katër ndërtesa shumëkatëshe në Kiev u bombarduan mëngjesin e sotëm, dhjetëra të vdekur.”