Edhe njëherë tjetër, Presidenti Volodymyr Zelensky u ka kërkuar liderëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shprehet: “Nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është vetëm çështje kohe që raketat ruse të bien në territorin tuaj, në territorin e NATO-s.”

Thirrja e Zelensky vjen pasi raketat ruse shënjestruan një bazë stërvitore ushtarake në Yavoriv. Zyrtarët kanë thënë se të paktën 35 njerëz u vranë dhe 134 u plagosën në sulmin, i cili ishte vetëm 25 km (15 milje) nga Polonia, vend anëtar i NATO-s.

SHBA e ka përjashtuar mundësinë e vendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë., pasi sipas tyre kjo do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me forcat ruse.