Arjan Konomi dje pati një bisedë pikante me njërin prej djemve të “Përputhen”. Ai deklaroi se “Përputhen” i zbukuron konkurrentët dhe përmendi Samiun, i cili ka bërë ndërhyrje në hundë.

Samiu iu kundërpërgjigj duke i komentuar flokët, gjë që shkaktoi shumë të qeshura në studio. Dihet se Arjani i ka ndryshuar, domethënë i ka mbjellë për t’u dukur më i ri dhe i bukur.

Arjani: “Këtu njerëzit zbukurohen. Vijnë ndryshe e pastaj zbukurohen. Ja Samiu erdhi me një hundë, është me hundë tjetër tani”. Reagimi i djalit qe i beftë.

Samiu: “Edhe ti vitin e kaluar nuk ke pasur flokë”.

Arjani e pranoi: “Po, edhe unë ashtu”. Bora e mbylli këtë moment të sikletshëm me një nga fjalitë e saj tipike të qeta.

“Duheshin komentuar dhe flokët e Arjanit, se kemi gjithë sezonin që diskutojmë, por këtu në studio jo”, deklaroi prezantuesja simpatike e emisionit.