Pas 1 muaji, Monika Lubonja ka treguar se përse nuk dërgoi në nominim Donald Veshajn dhe Ilir Shaqirin. Në një moment, ajo u vendos brenda shtëpisë së Big Brother që të bënte një zgjedhje, ku mund t’i vendoste përballë njëri-tjetrit në nominim djemtë mirëpo mesa duket nuk iu është lejuar nga produksioni.
“Zgjedhja ishte shumë e shpejtë, Arbana nuk të linte as kohën për të vendosur. Nëse e mbani mend, unë u persekutova nga Iliri sepse shpëtova në atë kohë Trixën, edhe pse askush nuk rrezikohej në atë moment. Mendo çfarë mund të ndodhtë në prag të kësaj. Ata kërkuan vetë të ishin në nominim me njëri-tjetrin dhe nuk ua lejoi produksioni. E kërkoi edhe Iliri edhe Donaldi dhe produksioni nuk ua dha mundësinë. Në atë moment e kuptova që produksioni nuk do që këta të digjen para kohe. Nëse do i kisha futur unë ata të dy në nominim, produksioni do më fuste mua sepse unë isha e panominuar”, u shpreh Monika në ‘Ditë pas dite’.