Donald Veshaj nuk ka bërë asnjë reagim për aludimet e bëra në rrjet si shkak i këngës së tij. Fansat çdo ditë e më shumë po kapin detaje nga kënga dhe kanë shpërthyer rrjetin për të gjetur se kujt i dedikohej kënga Borës apo Trixës.

Kuriozitetin tuaj do e heq miku i ngushtë i aktorit, Tiri Gjoci. Ai tha se nuk mund ta thotë me siguri sepse nuk flasin për gjërat personale e romancat me njëri-tjetrin. Por, u shpreh se është suprizuar nga projekti i aktorit.

Shumë është folur edhe për këngën e Tirit, “Lamtumirë”, që shkaktoi aludime se i dedikohet marrëdhënies Beatrix-Donald. Por artisti tha se kjo është e pavërtetë dhe tregoi se i dedikohet ish-të dashurës së tij.