Monika Lubonja ka konfirmuar krisjen e miqësisë me Arjola Demirin. Në një intervistë të fundit ajo ka bërë të ditur se kafen nuk e kanë pirë ende. Po ashtu ajo tregoi se me Ilirin dhe Donaldin ende nuk është takuar ndërsa me Beatrix dhe me Fifin po.
“Kam parë ndryshim të ftohtë me Arjolën. Kafen nuk e kemi pirë ende. Por kur ta pimë do kemi shumë gjëra për t’i thënë njëra-tjetrës. Nuk jam takuar ende me Donaldin. Jam takuar me Beatrix, ishte më e qetë. Kemi qenë në ditëlindjen e Big Mamës por nuk kam pasur ndonjë takim. Me Fifin jam takuar normal. Jashtë ne do e shohim se kush ka bërë lojë dhe kush jo. Me Ilirin nuk kam komunikuar. Mendoj se edhe po të takohemi duhet të jemi larg Big Brother VIP. Tani që formati ka mbaruar, do doja t’u besoja disa situatave që kanë ndodhur aty. Unë ua pashë karakteret dhe mendova se do e vazhdonim jashtë shoqërinë. Gjërat që kam dëgjuar nga Iliri në intervistat e fundit më janë dukur sikur janë thënë në dëlirin e famës. Ai e ka vlerësuar zgjuarsinë time në fillim dhe më vonë ndryshoi.”u shpreh ajo.