Qeveria do të shtrenjtojë energjinë elektrike për mijëra familje shqiptare. Lajmi u dha sot nga kryeministri Rama, i cili me dinakërinë e që e karakterizon nuk dha detaje, por e la mundësinë e shtrenjtimit të hapur.

Rama tha se do të heqin nga skema e mbrojtjes (cila mbrojtje?!) të familjeve që harxhojnë shumë energji elektrike.

Sipas tij, ata që harxhojnë shumë tani do të paguajnë edhe më shumë. Pritet që qeveria të vendosë në ditët në vijim se cilat do të jenë familjet që do të paguajnë fatura më të shtrenjta, por pritet që skema të prekë të gjithë ata që konsumojnë më shumë se 500 kw/h në muaj. Nëse kjo aplikohet, atëherë pritet që 40 mijë familje të paguajnë fatura të çmendura të energjisë elektrike.