Së fundmi, Rusia ka bombarduar Teatrin e Mariupolit, i cili ishte mbushur me rreth 1 000 civilë që u strehuan aty për t’i shpëtuar agresionit rus.

Sipas BBC, mes tyre kishte edhe shumë fëmijë. Madje, pranë godinës ishte lënë edhe një shënim i madh ku shkruhej “fëmijë” në mënyrë që të shmangej bombardimi nga ajri, por kjo nuk i ka penguar rusët.

Për fat të mirë, civilët ishin futur në strehat nëntokë të teatrit duke bërë që t’i shpëtonin bombave dhe tani po punohet për nxjerrjen e tyre.
Kur dëgjojmë bombardim teatri, në mendje na vjen Teatri Kombëtar që skenari të ngjan njësoj si sulmi i Rusisë.

Orët e para të mëngjesit të 17 majit 2020, kryeministri Edi Rama shembi dy ndërtesat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, pas një rezistence mbi dy vjeçare për ruajtjen e tyre.
Shembja e teatrit, ashtu pa pritur, ndonëse nuk vrau njerëz, por preku thellë zemrat e artistëve, të shoqërisë civile, të intelektualëve dhe njerëzve të thjeshtë.

Në këtë pikë mund të themi se Rama ngjan me Putin.