
Pas 4 muaj hetime policia e Tiranës ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande e cila shpërndante drogë në qytet me bazë te “Kodra e Diellit”.
Mësohet se në pranga kanë rënë 9 persona mes të cilët dy krerët e grupit të cilët janë burrë dhe grua.
Dyshohet se grupi kriminal shpërndanin lëndë narkotike edhe pranë shkollave. Nga kontrollet e kryera në banesën e kreut të grupit, Herald Rexhepaj u sekuestruan rreth 3 kilogram drogë e ndarë në rreth 600 doza.