Tre persona të plagosur janë paraqitur në spitalin e Sarandës gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës.
Mësohet se të plagosurit janë goditur me sende të forta, ndërsa janë anëtarë të së njëjtës familje.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, ndërsa policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e kësaj ngjarjeje.