Policia e Shtetit në bashkëpunim me FNSH-në, RENEA-n dhe forcat Operacionale ka ndërmarrë një aksion që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm duke ushtruar kontrolle në disa prej qyeteve të vendit: Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë, Shijak, Kurbin, Nikël, etj.

Rreth 50 urdhër-arreste janë lëshuar nga SPAK dhe firmosur nga GJKKO për personazhet e njohur të botës së krimit në vend, pas zbardhjes së bisedave në aplikacionin “Sky Ecc”.

Ndërkohë janë publikuar edhe disa pamje nga operacioni që kishte si synim kapjen e eksponentëve të njohur të krimit në vend, si Valter dhe Durim Bami, dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Fatmir Hyseni alias Docja apo dy vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, pjesë e bandës së Shijakut. Mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim.