Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë Arrëz, ku mbetën viktima shtetaset Sidorela Kola 18 vjeç, motra e saj Emiljana Kola 15 vjeç dhe nëna e tyre, Prendushe Kola 42 vjeç.
Njëra prej vajzave ka rënëë në konktakt me rrymën e lektrike gjatë kohës që po bënte dush. Ndërsa motra e saj dhe e ëma shkuan për ta ndihmuar por fatkeqësisht ndërruan jetë së bashku me të renë që po lahej.
Njoftimi i Plotë:
Fushë Arrëz/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.
Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.