Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrëmbimi dhe dhunimi i një të riu në sheshin Skënderbe në Tiranë. 20-vjeçari ka qenë punonjës në një prej kioskave që janë vendosur në afërsi të sheshit. Ai është marrë peng nga 3 persona, të cilët e kanë dhunuar duke i shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët.

Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë rrahur serish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga. Shkak për dhunën barbare ndaj 20-vjeçarit, i cili ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetëore, është mungesa e një shumë parash nga xhiroja ditore e kioskës.

Autorët e dhunimit të 20 vjeçarit janë shtetasit Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço. Ky i fundit raportohet se është Secyrity në një prej kompanive private.

Këta persona, raporton policia, dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej” 20-vjeçarin, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme. 2 prej dhunuesve janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia.