Eksploziv lokalit të Noizy-it në Durrës.
Një sasi lënde eksplozive i është vendosur gjatë natës lokalit të reperit Noizy në Durrës. Nga shpërthimi nuk raportohen dëmtime në njerëz, por ka dëme të konsiderueshme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Nga të dhënat e para, raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.
Këto ditë Noizy u përfshi në një konflikt me Kleviol Ahmetin, video që u bë virale në rrjet për shkak të dhunës dhe përleshjes mes tyre. Dyshohet që lënda eksplozive të jetë vendosur në shenjë hakmarrje sipas një burimi hetimor. Megjithatë po hetohet edhe në pista të tjera.