Julian Deda është finalisti i dytë i “Big Brother VIP Albania 3”. Ai i bashkohet kështu Romeos, në natën e madhe finale, e cila do të zhvillohet më 25 maj.

Juli ishte në televotim me Meriton Mjekiqin dhe publiku vendosi që të dërgonte në finale aktorin e humorit.

Ishte Romeo ai që i dërgoi dy djemtë në televotim (falë avantazhit në lojë), pasi mendonte se të dy e meritojnë finalen dhe lejoi publikun që të merrte vendimin final.

Juli është bërë pjesë e shtëpisë që prej fillimit të programit, duke u bërë pjesëmarrës ose duke nisur shumë situata e debate brenda shtëpisë së famshme.