Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga finalja e 6 Majit, gjatë spektaklit të të martës mund të shpallet finalisti i parë i këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”.

Kjo gjë iu është bërë me dije banorëve përmes një zarfi nga Vëllai i Madh. Ata janë ndarë nga produksioni në çifte dhe gjatë një minutazhi të caktuar nga Vëllai i Madh, ata duhet të tregojnë pse e meriton finalen dhe jo kundërshtari përballë.

Çiftet janë ndarë sipas kohëzgjatjes së qëndrimit brenda shtëpisë, Luiz-Nita, Elvis-Jori, Kiara-Efi, Dea-Kristi dhe Qetsor-Bledi.