Ditën e sotme ka ndërruar jetë regjisorja Vjosa Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të në rrjetin social “Instagram”. Berisha vuante nga kanceri në vezore e prej kohësh ishte duke ndjekur kimioterapinë mirëpo nuk ia doli dot mbanë.

Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.