Që nga eksperienca e tij në Big Brother Vip e deri te ribashkimi me Bora Zemanin aktori akoma zgjon interes tek publiku dhe në të tilla rrethana çdo lëvizje e tij në rrjetet sociale ndiqet me kërshëri.
Në fakt ka qenë mamaja e Donaldit e cila një ditë më parë ka festuar ditëlindjen.
Në këtë ditë speciale për të nuk ka munguar as një urim në rrjetet sociale nga Donaldi. Me shpirtin artistik që e karakterizon ai ka postuar dorën e kapur me nënën e tij, teksa shkruan: “Edhe 100 vjeç mami”,- duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Por, nuk mbaron me kaq. Donald Veshaj ka postuar edhe një video të nënës së tij ku tregon “dhuratën” që i ka bërë.
“Mamit i dhurova një filtër për ditëlindje,”-shkruan aktori. Më herët në puntatën e parafundit të “Më Lër të Flas” aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë. Ishte pikërisht ky detaji që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja Bora Zemani. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.