Shënohet edhe incidenti i parë në zgjedhjet e pjesshme vendore në qarkun e Durrësit.
Incidenti ka ndodhur mes përfaqësuesve të foltores dhe komisionerit të PD-së Fatri Mezini, të cilët janë përplasur fizikisht me grushte.
Mezini pohon se është provokuar nga “personat e jashtëm të PD-së”. Incidenti ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit bregdetar.