Ukraina ka hyrë sot në ditën e 11-të të luftës së nisur nga Rusia. Edhe këtë mëngjes banorët e Kievit janë zgjuar nën ankthin e sirenave të sulmeve ajrore.

Presidenti i Ukrainës Zelensky u ka bërë sërish aleatëve perëndimorë që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në një video-telefonatë me ligjvënësit amerikanë. Ai gjithashtu ka pasur një telefonatë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Rusia nga ana tjetër vazhdon të bombardojë qytetin strategjik jugor të Mariupolit. Qyteti i rrethuar i Mariupolit është pa energji për pesë ditë, është pa ujë dhe rrjetet celulare janë të ndërprera, tha kryebashkiaku. Numri i të plagosurve dhe i të vdekurve është në “mijëra” dhe ata nuk janë në gjendje të marrin trupat pasi sulmet ajrore ruse bombardojnë qytetin, shtoi ai. Një korridor evakuimi u ndal pasi autoritetet ukrainase akuzuan forcat ruse për shkelje të marrëveshjes për të ndalur zjarrin dhe për t’u dhënë civilëve kalim të sigurt. Evakuimet nga qyteti lindor i Volnovakha u ndaluan gjithashtu.

Gjigantët amerikanë të pagesave “Visa” dhe “Mastercard” kanë pezulluar të gjitha operacionet në Rusi.

Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas do të takohen për një raund tjetër negociatash më 7 mars.

Rreth 3 mijë amerikanë i janë përgjigjur thirrjes së Ukrainës për vullnetarë të huaj për të luftuar kundër Rusisë, tha një përfaqësues i Ambasadës së Ukrainës në Uashington për Zërin e Amerikës.