Struktura e programit “Përputhen” këtë sezon ka ndryshuar dhe janë djemtë ata që zgjedhin në takim vajzat. Në puntatën më të fundit, Arbri, djali që u shfaq me mbathje në prezantimin e tij, zgjodhi që të kishte dy takime disa minuta me Anxhelën dhe Xhenin për të vendosur më pas se me cilën prej tyre do ketë një takim jashtë studios. Mirëpo zgjedhja e Arbrit vendosi në rivalitet dy vajzat. Pasi zhvilluan takimet, Xheni dhe Anxhela u përplasën me njëra-tjetrën duke hedhur kunja.
Pasi u zhvilluan të dy takimet, Ori pyeti Xhenin sesi iu duk takimi i Anxhelës me Arbrin dhe këtu nisën debatet.
Xheni: Mu duk si intervistë pune, jo si takim.
Anxhela: Intervistë mos ishte e jotja se aty kishte ndjenja pafund kështu që kur flet, fol me mend.
Xheni: Ajo kapja e dorës mu duk gjëja më fallco.
Anxhela: Prandaj ma kapi dorën mua dhe jo ty!
Xheni: Puthja mu duk shoqërore jo se kanë kimi.
Anxhela: Atë e ndjejmë ne, jo ti. Shih takimin tënd.
Xheni: Unë kështu e shoh.
Pas kësaj, Arian Konomi i sugjeroi Arbrit ta shprehte më qartë pse zgjodhi dy vajzat dhe çfarë pëlqen tek to dhe këtu nisën sërish sulmet e Anxhelës dhe Xhenit ndaj njëra-tjetrës.
Xheni: Ndoshta Arbri ka parë te ne të dyja sytë që i kemi njësoj dhe karakterin që jemi të dyja ekspresive…
Anxhela: Njësoj fol për vete.
Xheni: Po a dole ti luftarake që do luftoje deri në fund?
Anxhela: Po pra absolutisht
Xheni: Edhe unë kam këtë lloj tipi.
Anxhela: S’kemi asnjë lloj të përbashkëte, harroje.
Xheni: Këtë përgjigje ta japë Arbri, jo ti.
Në fund Arbri zgjodhi që takimin e parë jashtë studios ta zhvillojë me Anxhelën duke u shprehur se u ndje më i afërt.