Mbarë opinioni publik është tronditur në Greqi, pas zbulimit të një rasti shokues, ku shokët e klasës ( tetë në total) kanë përdhunuar në grup për një muaj rresht bashkëmoshatarin e tyre në Athinë.
Pas zbulimit të rastit të rëndë paraditen e së mërkurës, mediat greke raportojnë se oficerët e policisë kanë arrestuar tetë të miturit, ndërsa kanë publikuar pamjet nga dhoma e torturave, ku i mituri ka përjetuar tmerrin për një muaj të tërë.
Siç raportojnë mediet greke, bëhet fjalë për një banesë të braktisur, në të cilën grupi i të miturve abuzonin dhe përdhunonin bashkëmoshatarin e tyre në mënyrë sistematike për një muaj rresht.
Nga fotot duket se brenda banesës së braktisur duket divanin, mbi të cilin 15-vjeçarët kanë përdhunuar shokun e klasës, duke e goditur gjithashtu me sende të forta.
Në dhomën e torturës janë gjetur pranga dhe shufra hekuri. Ndaj të dhunuarit ka pasur presione të vazhdueshme psikologjike që i të mos rrëfente asgjë tek familjarët.
Pamje, brenda shtëpisë, ferri ku u dhunua 15-vjeçari