Shembull qytetarie dhe leksion demokracie kanë dhënë kandidatët për kryetarë bashkie në Kavajë.

Kandidati i Partisë Socialiste, Redjan Krali pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, e parakaloi me numrin e votave, ka pranuar humbjen dhe është larguar nga ambientet e KZAZ-së.

Por para se të dilte ai është takuar personalisht me kundërshtarin e tij dhe e ka përgëzuar për fitoren.
Kandidati socialist u largua duke thënë natën e mirë dhe përshëndeti të gjithë stafin elektoral të koalicion ‘Bashkë Fitojmë’.

Të gjitha këto skena janë pritur me duartrokitje nga kundërshtarët, që e kanë vlerësuar Kralin për sjelljen.

Nga të dhënat e deritanishme, Fisnik Qosja ka marrë 8477 vota, ndërsa kandidati socialist Redjan Krali mori 7818 vota.

Fitorja e tij u prit me entuziazëm të madh nga mbështetësit jashtë qendrave të numërimit.