Nga Ylli Manjani
****
Zjarr mu tek vendi i krimit. (Kështu quhet zyrtarisht një vend i sekuestruar nga drejtësia). Plehrat në Elbasan digjen në natyrë, megjithse ka një incenerator të ndërtuar tashmë. Biles edhe e ndezin sa herë ka zgjedhje…
Pak ditë më parë u mbush Vlora me tym plehrash të djegura. Në Divjakë e njëjta gjë. Kështu është gjithandej.
Leku i harxhuar për trajtim mbetjesh është letër.
SPAK, me shumë sforco ligjore, ka futur në burg një ministri të tërë; ka shpallur në kërkim zëvendësin e Edi Ramës; kërkon të burgosë të zotët e kompanisë së inceneratorit familjarisht; ka futur në burg inxhinierë e montatorë me e pa lidhje. Gjyqe pa fund që shërbejnë si ushqim për turmat që japin gjykime me llafe portalesh.
Ndërkohë situata është njësoj. Asgjë ska ndryshuar vetëm ca para buxheti të harxhuara më shumë. Po planifikohet të harxhohen edhe të tjera për mbetjet, tashmë pa incenerator… Kulmi i talljes me paranë publike!
Dmth as burgosja e njerëzve nuk e thau dot barkun që vetëm pjell korrupsion, vjedhje e masakra urbane mjedisore. Ai bark është gjithmonë shtatzënë…
Ja pra kjo është pasoja e keqqeverisjes. Kjo është pasoja e dakordësisë kolektive me keqqeverisjen.
Në keqqeverisje njerëzit bëjnë gjyqe popullore për bileta avionesh, darka e dreka midis miqsh dhe, harrojnë të kërkojnë llogari qeverisë për paratë e tyre.
Se për plehrat digjen ne mjedis të hapur së bashku me paret publike që harxhohen pa hesap, fajin e ka DAKORDËSIA ME KEQQEVERISJEN e popullit Shqiptar.
Siç e shihni, as SPAK e askush nuk ka ç’ti bëjë keqqeverisjes. As Amerika e as NATO nuk ka ç’ti bëjë keqqeverisjes së një njeriu të vetëm.
Nëse këtë njeri e voton dhe e mban populli shqiptar për t’u keqqeverisur, nuk ka derman nga askush dhe prej askujt.
Punën e popullit shqiptar nuk ka për ta bërë askush.
Di të them se asnjë popull sot në Europë nuk do bashkjetonte kaq paqsisht dhe kaq gjatë me një njeri që vetëm keqqeveris.