Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme betonizimin që pritet t’i ndodhë Pogradecit, ku është planifikuar ndërtimi i një kompleksi turistik buzë liqenit me disa godina shumekateshe, (12, 17 dhe 25 kate), multifunksionale që shtrihen në të dyja anet e lumit të qytetit në nje siperfaqe prej rreth 18000 m2

Sipas PD-së, kjo zonë është pronë private dhe aktualisht ka dy ndërtime te viteve 1938 dhe 1982, jo funksionale, të cilat paraqesin zhvillimin historik të qytetit të Pogradecit në periudha të ndryshme të zhvillimit të tij.

Në deklaratën për mediat, PD u shpreh se prej kohësh pamjet 3D të kompleksit turistik po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe se shumë pyetje kërkojnë përgjigje nëse ajo video përbën një inisiative konkrete nga institucionet përgjegjëse për zhvillimin e territorit.

PD i ka drejtuar një sërë pyetjesh autoriteteve, nëse a është në kundërshtim me Planin e Përgjithshëm Vendor, Strategjinë Territoriale, vendimet e UNESCO-s, apo edhe nëse a ka dakordësi me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkak të ratifikimit të marrëveshjes së nënshkruar mes dy vendeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të liqenit të Ohrit dhe të pellgut të tij ujëmbledhës” në vitin 2005.

Ndërkohë, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se pasi ndau bregdetin e jugut në copa-copa, duke ia dhënë ‘investitorëve strategjikë’, tani i është sulur vijës liqenore të Pogradecit, për ta bërë rastin tipik të dytë, viktimë të kombinimit të korrupsionit ekonomik me korrupsion politik, duke transferuar pasuritë publike në duart e investitorëve. Sipas tij, Rama e ka parë betonizimin si një model ekonomik suksesi, por në fakt e ka model ekonomik korrupsioni.

Luçiano Boçi u shpreh më tej se investitori në fjalë që ka projektuar ndërtimin e këtyre kullave është i kallëzuar në SPAK për 7 katet pa leje në sheshin Skënderbej dhe për kullën në godinën e ish-Policisë Bashkiake të Tiranës, të marrë në kundërshtim me të gjitha ligjet si leje ndërtimi po nga ky ndërtues, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për kompaninë “Arlis ndërtim-shpk” të Armando Lilos, mikut të Fatmir Xhafajt.

“Jemi këtu për të denoncuar një tjetër aferë korruptive, rasti i kafshimit dhe rrëmbimit të hapësirës publike për pazare dhe allishverishe të pista. Për t’ia dhënë atë klientëve të zgjedhur, të cilët shërbejnë pas edhe si arka nga ku dalin një pjesë e parave të pista për të devijuar votën dhe manipuluar proceset zgjedhore. Rama, pasi lau duart me jugun, kreu punë atje. E ndau copa-copa, duke ia dhënë ‘investitorëve strategjikë’, familjarëve të qeveritareve, klientëve të tij, tani i është sulur vijës liqenore të Pogradecit, për ta bërë Pogradecin rastin tipik të dytë, viktimë të kombinimit të korrupsionit ekonomik me korrupsion politik, duke transferuar pasuritë publike në duart e investitorëve, të cilët në fakt janë ajo pjesa familjare e bashkëpunimit të Ramës në korrupsionin politik dhe ekonomik, për të gllabëruar dhe rrëmbyer pasurinë tonë të përbashkët publike që na takon të gjithëve, sidomos në zona të veçanta, siç është bregdeti apo siç është zona e mbrojtur e liqenit të Pogradecit, duke ua dhënë këto prona njerëzve të targetuar dhe të faktuar si anëtarë të bandave kriminale siç ka ndodhur sot me Velipojën. Ky është një model që e kemi hasur në Tiranë dhe që fatkeqësisht po aplikohet në qytete të vogla turistike me vlerë shumë të madhe. Një gjë e pandodhur jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Qytetet e vogla, pranë liqeneve, nuk pranojnë ndërtime të larta në formën e kullave sepse humbasin anën e tyre turistike dhe nuk tërheqin më atë pjesë që ne duam shumë, pjesën e turizmit.

Por Rama e ka parë betonizimin si një model ekonomik suksesi, por në fakt e ka model ekonomik korrupsioni. Edhe kur ka qenë vetë kryetar bashkie ka prodhuar para pafund, tani po e përdor për të prodhuar sërish para për veten e tij dhe klientët e tij, por duke e shtrirë tani në të gjithë Shqipërinë. Mos harrojmë se jemi në Pogradec, në perlën e Shqipërisë, të dashuruar shumë nga shqiptarët, që ka një mbrojtje të veçantë nga UNESCO. Dhe ky vendim shkel jo vetëm marrëveshjen dypalëshe me Maqedoninë fqinje, por nuk konsideron as vendimet e UNESCO-s për zonat e mbrojtura. Madje Shqipëria ka marrë edhe kërcënime të hapura, në rastin e zonës së Tushemishtit, për përjashtim nga UNESCO, por kryeministri nuk tutet para përfitimeve dhe korrupsionit ekonomik. Është i gatshëm të përjashtojë Pogradecin nga zonë e mbrojtur vetëm që të realizojë qëllimet e tij korruptive. Mos harrojmë se zoti Rama ka nisur një hetim për zotin Berisha dhe dhëndrin e tij, zotin Malltezi, pse ky i fundit mori pronën dhe e zhvilloi atë. Ndërsa Rama për të disatën herë rrëmben prona publike, prona private me VKM dhe ua jep klientëve. Kjo është vepër korruptive, kjo është vepër penale. Pyetja ime është kur SPAK do veprojë ndaj këtij korrupsioni të Edi Ramës?

Po sjell edhe dy fakte interesante për mediat sepse duhet të bëjmë edhe sqarimet përkatëse. Ndoshta na akuzojnë ndonjëherë se jemi kundër biznesit. Jo, aspak, PD është parti e djathtë e përkrahjes dhe mbështetjes së biznesit, por biznesit të ndershëm dhe jo klientelës pranë kryeministrit që abuzon me hapësirat publike dhe ndikimin e kryeministrit. Investitori në fjalë që ka projektuar ndërtimin e këtyre kullave është i kallëzuar në SPAK për 7 katet pa leje në sheshin Skënderbej dhe për kullën në godinën e ish-Policisë Bashkiake të Tiranës, të marrë në kundërshtim me të gjitha ligjet si leje ndërtimi po nga ky ndërtues. Dhe për këtë rast është i kallëzuar nga SPAK nga zoti Belind Këlliçi. Pra ka dy kallëzime në SPAK. Këta janë investitorët strategjikë që Rama i stimulon dhe që Rama i përdor dhe me të cilët bashkëpunon për të rrëmbyer hapësirën publike dhe për ta përdorur në ato forma që unë parashtrova.” – u shpreh Luçiano Boçi.

Deklarata e ekspertëve të PD-së:

Prej disa kohesh, ne rrjetet sociale qarkullojne video mbi nje projekt zhvillimi ne  bregun e liqenit ne qender te qytetit te pogradecit buze liqenit. Ky projekt prezanton ndertimin e 4 objekteve shumekateshe, (12,17 dhe 25 kate), multifunksionale qe shtrihen ne te dyja anet e lumit te qytetit ne nje siperfaqe prej rreth 18000 m2 . Kjo zone eshte prone private dhe aktualisht ka dy ndertime te viteve 1938 dhe 1982, jo funksionale, te cilat paraqesin zhvillimin historik te qytetit te Pogradecit ne periudha te ndryshme te zhvillimit te tij.

Shume pyetje kerkojne pergjigje nese kjo video perben nje inisiative konkrete nga institucionet pergjegjese per zhvillimin e territorit dhe konkretisht:

  • A eshte ne kundershtim me Planin e Pergjithshem Vendor hartuar ne zbatim te ligjit Nr. 107/2014 “Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, VKM Nr. 671 date 39.07.2015 ” Per miratimin e Rregullores se Planifikimit te Territorit” si dhe Kontrates Nr.514 prot. date 27.01.2016 “Hartimi i planeve te pergiithshme vendore, per Bashkine Pogradec
  • A eshte ne kundershtim me STRATEGJINE TERRITORIALE te Planit te Pergjithshem Vendor ku një nga objektivat kryesore strategjike është mbrojtja e mjedisit natyror. Ky objektiv strategjik është përzgjedhur jo rastësisht por bazohet në rezultatet e analizave të kryera mbi territorin e bashkisë Pogradec. Referuar statusit specifik te rajonit, rezulton se bashkia Pogradec është një zonë e ndjeshme mjedisore, për shkak të pranisë së liqenit të Pogradecit, si dhe peisazhit të mbrojtur në tërësi e cila duhet te “respektohet” per Vlerat e Jashtezakonshme Universale qe ka, (2018).
  • A eshte ne kundershtim me Planin per Zonimin e qytetit te Pogradecit, hartuar nga kompania “Vjerro” dhe miratuar nga Keshilli Bashkiak i bashkise Pogrdaec ne vitin 2002.
  • A eshte ne kundershtim me detyrimet qe qeveria shqiptare si shtet Palë ka ndaj UNESCO-s, Konventes se Trashegimise Boterore per konservimin dhe menaxhimin e rajonit te liqenit te Ohrit si Site i saj.
  • A eshte ne kundershtim me te gjitha dokumentat dhe vendimet e UNESCO-s mbi rajonin e liqenit te Ohrit, Trashegimi Natyrore Kulturore Boterore, (Vendimet e Sesioneve 43,44,45,46 te saj 2020, 2021, 2022 dhe 2023, si dhe te Misionve Monoruese te IUCN dhe ICOMOS te viteve 2019 dhe 2020).

Perpjekjet per ruajtjen e rajonit te liqenit te Ohrit i kane fillesat e tyre ne Tetor 1996, kur qeveria shqiptare organizoi nje Konference donatoresh dhe nenshkroi nje Marreveshje bashkepunimi me Banken Boterore dhe Qeverine maqedone per ruajtjen dhe zhvillimin e qendrueshem te ketij rajoni, bashkepunim qe u mbeshtet financiarisht permes nje Granti te GEF me vlere 4.3 milion dollare. Si rezultat i zbatimit te ketij projekti per here te pare te dy shtetet krijuan struktura bashkepunimi ne te gjitha nivelet dhe krijuan bazen ligjore per nje bashkepunim afat-gjate midis tyre. Keshtu :

  • U krijua nje sistem i perbashket monitorimi per kete ekosistem, infrastruktura dhe stafi i nevojshem;
  • Filloi projekti per trajtimin e ujrave te zeza dhe ujin e pijshem per te parandaluar ndotjen e liqenit
  • U financua studimi per zonimin e qytetit te Pogradecit, (qellimi i ketij studimi te kryer nga kompania “Vjerro” dhe te miratuar nga Keshilli Bashkiak Pogradec, ishte ruajtja e zhvillimit te qytetit ne vite, kufizimin e ndertimeve buze liqenit, ruajtjen e korridoreve te “frymemarjes” se qytetit, duke i dhene formen e nje anfiteatri zhvillimit urbanistik te tij)
  • si dhe padyshim ruajtjen e zones litorale;

Por pa dyshim “produkti” me i rendesishem ishte neshkrimi dhe ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Maqedonisë për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të liqenit të Ohrit dhe të pellgut të tij ujëmbledhës” në vitin 2005, e cila kishte 3 objektiva:

  1. për liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij ujëmbledhës, të sigurohet mbrojtje e njëjtë, e integruar dhe zhvillimi i qëndrueshëm sipas normave dhe standardeve të Bashkimit Europian;
  2. gjithë liqeni dhe pellgu i tij ujëmbledhës të marrë statusin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore, si dhe statusin “Rezervë e biosferës” të UNESCO-s;
  3. të përgatisin kushtet për miratimin e propozimit të Këshillit të Europës që zona e Ohër-Prespë të caktohet si një nga dy eurorajonet e vetme të Europës Juglindore.

Kjo beri te mundur qe ne periudhen 2010-2013 te pergatitej dosja dhe te nominohej rajoni Oher-Prespe Rezerve Nderkufitare Biosfere bazuar ne Programin Njeriu & Biosfera te UNESCO-s, status qe per here te pare beri Zonimin e rajonit per te ndaluar zhvillimin kaotik ne zhvillimin urban dhe perdorimin e tokes.

Ishte e rendesishme shpallja e rajonit nen kete status pasi peisazhi ujor/tokesor i basenit te liqenit te ohrit sipas këtij programi ndahet në katër zona:

  1. “Zona bërthamë” – e cila është një zonë e kushtuar e rritjes së peshkut, këto zona janë caktuar në bregun e liqenit, Lin dheTushemisht. Këtu nuk lejohet gjuetia e peshkut si dhe veprime të tjera në dëm të habitatit. Në këtë zonë duhet të ruhet bimësia në mënyrë që të ndodhë i gjithë procesi natyror.
  2. “Zona e përdorimit të qëndrueshëm” – një zonë e cila përbëhet nga pyje të cilat janë kryesisht në degradim si dhe liqeni i Ohrit (ngjyra jeshile në hartën sipër). Në këto zona lejohet peshkimi nga peshkatarë të liçencuar, përdorimi i drurëve për dru zjarri nga operatorë të liçencuar, zona plazhi, prodhimi i lajthive dhe gështenjave etj.
  3. Zona e përdorimit tradicional”- kjo zonë përkon me zonat urbane, tokat bujqësore dhe vreshta të zonës së peisazhit. Në këtë zonë duhet të shmanget keqmenaxhimi i tokës dhe ujit si dhe kontaminimi i tyre. Plani percakton se në këto zona janë të kufizuara dhe të mirepërcaktuara urbanizimi dhe ndërtimet të infrastrukturave kryesore. Kjo zonë përfshin dhe pjesë të zonave ekonomike.
  4. “Zonat rekreative” – lidhen me hapësirën e aktiviteteve turistike përgjatë vijës liqenore. Lidhur me këtë zonë Plani i menaxhimit propozon një plan zhvillimi për bregun e liqenit që mer në konsideratë Konventen e Trashegimise Boterore, në liqen, (Plani i Pergjithshem Vendor ka pjese integrale te tij kete SUPLEMENT).

Dokumenti i emertuar Suplementi i Trashëgimisë Botërore i Planit të Menaxhimit për Peizazhin  e Mbrojtur të Pogradecit, (2017-2027), u përgatit përmes një procesi gjithëpërfshirës, sipas kërkesave te UNESCO-s për Trashëgimitë Botërore, me QELLIM për të patur një plan të veçantë menaxhimi ose një sistem të dokumentuar të menaxhimit.

Ky Suplement u integrua me Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Pogradecit, për të shërbyer si instrument kryesor në menaxhimin dhe planifikimin e zonës, si dhe koordinohet me Planin e menaxhimit të pjesës maqedonase të Pasurisë së Trashëgimisë Botërore.

PSE ishte i DOMOSDOSHEM ky PLAN?

  • SEPSE Rajoni ka Liqenin e Ohrit, një liqen unikal, më i vjetri në Evropë dhe më i madhi nga sipërfaqja, me biodiversitet nga më të larmishmit në botë, si dhe disa prej vendbanimeve më të hershme të Evropës dhe të trashëgimisë kulturore.
  • DOMOSDOSHMERIA e konservimit dhe menaxhimit sipas kritereve te UNESCO-s e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit qe zgjeriohej si pasuri e Trashëgimisë Botërore, (gjithsej 11378.6 ha). Ky plan trajton gjithashtu edhe zonën buferike përreth zonës së zgjerimit që përfshin 15,944.4 ha. E gjithë zona e zgjerimit të Trashëgimisë Botërore dhe zona buferike përkojnë me territorin e peizazhit të mbrojtur shqiptar ‘Peizazhi i mbrojtur tokësor/ujor i Pogradecit (PMP)’, me një sipërfaqe totale prej 27,323 ha.
  • Për të përmbushur kërkesat e UNESCO-s për pasuritë e Trashëgimisë Botërore për të patur një plan të veçantë menaxhimi ose një sistem të dokumentuar të menaxhimi Ky plan shërben si një dokument shtesëi planit ekzistues të menaxhimit të PMP-së dhe integrohetgjithashtu me Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë së Pogradecit, duke shërbyer si instrumentet kryesore të menaxhimit dhe planifikimit të zonës, si edhe me planin e menaxhimit të pjesës maqedonase të Pasurisë së Trashëgimisë Botërore.

Hartimi i Planit te Pergjithshem Vendor

Ne zbatim te ligjit Nr. 107/2014 “Per Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, VKM Nr. 671 date 39.07.2015 ” Per miratimin e Rregullores se Planifikimit te Territorit” si dhe Kontrates Nr.514 prot. date 27.01.2016 “Hartimi i planeve te pergiithshme vendore, Bashkia Pogradec ne vitin 2017, perdundoi hartimin e Planit te Pergjithshem Vendor (PPV) dhe Strategjise territoriale.

Nisur nga konteksi ndërkufitar qe ka rajoni ku shtrihet kjo bashki, Qeveria Shqiptare dhe bashkia Pogradec kane detyrim të respektojnë Konventat e ndryshme ku Shqiperia eshte Pale, në veçanti ndaj Konventes për mbrojtjen e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore, Konventës së OKB-së për diversitetin biologjik, Konventës për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitate ujore (Konventa e Ramsar-it), Konventës për vlerësimin e ndikimit në mjedis në kontekst ndërkufitar (Konventa e Espoo-s), Konventës për akses në informacion, për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe akses në drejtësi për çështjet mjedisore (Konventa e Aarhus-it), Konventës për ruajtjen e florës dhe faunës së egër dhe habitatet e tyre (Konventa e Bernës) dhe Konventës për ruajtjen e specieve migratore (Konventa e Bonn-it).

Respektimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Maqedonisë për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të liqenit të Ohrit dhe të pellgut të tij ujëmbledhës”, nënshkruar në Shkup më 17.6.2004, dhe ratifikuar nga Parlamentet e të dy vendeve ne Mars të vitit 2005, (Ligji Nr. 4502 datë 10.03.2005). Kjo marrëveshje merr parasysh rëndësinë lokale, rajonale dhe globale të liqenit të Ohrit si një zonë me vlera të jashtëzakonshme mjedisore, ekonomike, shkencore, estetike dhe kulturore, dhe vetëm një marrëveshje ndërkombëtare është thelbësore për ruajtjen e këtyre vlerave për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm pasi ajo garanton një mënyrë menaxhimi që u lejon Palëve të mbrojnë dhe ruajnë liqenin e Ohrit dhe pellgun e tij ujëmbledhës, duke mundësuar në të njëjtën kohë zhvillimin e qëndrueshëm të pellgut ujëmbledhës të liqenit të Ohrit.

Nominimi i rajonit si Trashegimi Boterore mikse.

Ne vitin 2012 qeveria shqiptare ne zbatim te marreveshjes bilaterale inicoi procesin per shpalljen edhe te pjeses shqiptare te rajonit te liqenit te Ohrit si Trashegimi Boterore duke organizuar viziten e nje misioni Monitorues te UNESCO-s ne terren si dhe aplikimin per nje Grant nga EU per financimin e ketij procesi, i cili u realizua pas disa vitesh dhe qe e beri edhe pjesen shqiptare te liqenit te Ohrit Site te UNESCO-s, (Dosja u dorezua ne Shkurt 2018 dhe u miratua ne Korrik 2019).

Duhet te theksohet që, UNESCO ka qene kritike lidhur me disa inisiativa te qeverise shqiptare per ndryshimin apo rishikimin e Planit te Pergjithshem Vendor apo vonesave ne marrjen e masave per zbatimin e disa kerkesave te saj.

Per kete arsye, Komiteti i Trashëgimisë Botërore, (Sesioni 43, Baku 2019), dergoi një Joint-mision Monitorimi, për të vizituar Site-n ‘Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore ndërkufitare e rajonit të Ohrit” nga 27 deri më 31 janar 2020. Qëllimi i misionit ishte të rishikonte gjendjen e përgjithshme të ruajtjes së Site si dhe progresin në zbatimin e rekomandimet e misioneve të mëparshëm te Komitetit të Trashëgimisë Botërore, përfshirë rekomandimet e bëra nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në Vendimin e tij 43COM 8B.9.

Kjo sepse:

  • Shumë ndërtesa të kohëve të fundit rehabilitohen, rindërtohen ose ndërtohen duke përdorur teknika të papërshtatshme ndërtimi dhe materiale ndërtimi jo simpatike, të tilla si struktura në beton të armuar, mure në tulla të zbrazëta dhe dërrasa druri të aplikuara për të fshehur trarët e betonit. Strukturat mbështetëse tradicionale horizontale dhe vertikale prej druri shpesh imitohen duke pikturuar thjesht në kafe të errët qoshet dhe vjesat ndër-dysheme, vjesat e sipërme shpesh janë shumë më të trasha se ato tradicionale për shkak të ndryshimit në teknikat e ndërtimit (pllaka betoni në vend të strukturave prej druri ), dhe përqindja e dritareve dhe dyerve janë gjithashtu të ndryshme nga ato tradicionale.
  • Kjo lloj ndërhyrje tashmë ka filluar të ndikojë në integritetin dhe vërtetësinë e Site dhe nëse vazhdon, ajo mund të çojë me shpejtësi në zvogëlimin e vërtetësisë dhe integritetit të strukturës historike tradicionale të qytetit të vjetër dhe marrëdhëniet e saj harmonike me monumentin komplekset. Përgjatë bregut të detit në qytetin historik, restorantet dhe baret shkelin liqenin dhe heqja e këtyre strukturave ka filluar vetëm ngadalë.
  • Pjesa tokësore e Site përfshin fshatin Lin, me gadishullin e tij dhe mbetjet e një kishe të hershme të krishterë, e cila përfaqëson një nga shtrirjet e fundit të ruajtura mirë të bregliqenit, megjithëse ka disa raste të ndërtesave me ndikim negativ, dhe Burimet Drilon, të cilat janë ndër sistemet më të rëndësishme të burimeve që ushqejnë liqenin.
  • Ndërtimi i ndërtesave të larta afër ujit, cilësia e dobët arkitektonike e mjedisit të ndërtuar veçanërisht në qytetet kryesore, Ohri dhe Struga dhe Pogradec (pjesë e zonës së Bufer), por edhe përgjatë bregut jashtë qendrave urbane , dhe përdorimi i papërshtatshëm dhe i tepruar i bregut për shfrytëzimin e turizmit të gjitha kanë një ndikim negativ në Site dhe dëmtojnë mundësinë për të vlerësuar “konvergjencën e vlerave natyrore të ruajtura mirë me cilësinë dhe larminë e trashëgimisë së saj kulturore, materiale dhe shpirtërore [gjë që] e bën këtë rajon me të vërtetë unik “(Deklarata e VJU).

Keto konstatime te Misionit Reaktiv te Monitorimit mbeten akoma aktuale pasi rekomandimet e dhena prej tyre nuk jane plotesuar ose kane nje progres shume te vogel.

Ne vitin 2021 per shkak te mos plotesimit te rekomandimeve te dhena nga Qendra e Trashegimise Boterore, IUCN, ICOMOS, UNESCO ne Sesionin e 44 te saj mbajtur ne Fuxhou te Kines ne 2021 ne paragrafet e 11 dhe 12 te Vendimit te saj kerkon ….. “11.URGJENT te dy Shtetet Palë të zhvillojnë një Plan të detajuar Strategjik të Rimëkëmbjes me një plan veprimi me faza, i cili përcakton qëllimet dhe rezultatet te përcaktuara qartë për të zbutur kërcënimet ndaj Vlerave te Jashtezakonshme Universale te rajonit, me një sërë veprimesh të dakorduara duke përfshirë një afat kohor si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë si si dhe një plan veprimi me faza, bazuar në rekomandimet e plota të misionit 2020, dhe i cili do të siguronte një kuadër gjithëpërfshirës politik dhe institucional ndërkufitar për adresimin e kërcënimeve të rënda dhe të shumëfishta me të cilat përballet prona; dhe të paraqesë Planin Strategjik të Rimëkëmbjes tek Organet Këshillimore dhe Qendra e Trashëgimisë Botërore në shkurt 2023; 12 Së fundi u kërkon Shteteve Palë që t’i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt 2022, një raport progresi dhe deri më 1 shkurt 2023, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës, duke përfshirë një raport mbi progresin e bërë në zbatimi i sa më sipër për shqyrtim nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në seancën e tij të 46-të, me synimin për të shqyrtuar, në rast të konfirmimit të rrezikut të mundshëm ose të konstatuar për vlerën e tij të jashtëzakonshme universale, mbishkrimin e mundshëm të pronës në Listën e Botës. Trashëgimia në rrezik”.

Per fat te keq, Plani i Rimekembjes nuk ishte një Plan i detajuar Strategjik të Rimëkëmbjes nuk permbante një plan veprimi me faza, me qëllime dhe rezultate te përcaktuara qartë për të zbutur kërcënimet ndaj Vlerave te Jashtezakonshme Universale te rajonit, si dhe nuk permbanin  një afat kohor si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë në zbatimin e tyre, perkundrazi ka aktivitete qe bien ne kundershtim me konceptet e zhvillimit te rajonit si Site  u UNESCO-s.

Kjo e detyroi perseri UNESCO-n qe ne Shtator 2023 per shkak te mos plotesimit te rekomandimeve te dhena nga Qendra e Trashegimise Boterore, IUCN, ICOMOS, UNESCO te theksoje ne Sesionin e 44 te saj mbajtur ne Ryad te Arabise Saudite qe dy nga faktorët kryesore që ndikojnë në pronë të identifikuar në raportet e mëparshme te mbeten Sistemi i menaxhimit/Plani i Menaxhimit dhe Ndërtimet dhe zhvillimi i territorit.

UNESCO kerkon perseri…. 14. Kërkon nga shtetet palë të ftojnë, si një çështje urgjente, një mision të përbashkët monitorimi reaktiv të Qendrës së Trashëgimisë Botërore/IUCN/ICOMOS në pronë për të shqyrtuar zbatimin efektiv të masave të menjëhershme emergjente, nivelin e mobilizimit dhe koordinimit të të gjithë aktorët e përfshirë si dhe zbatimin e rekomandimeve të misionit 2020 dhe kërkesat e përsëritura të Komitetit, si dhe për të vlerësuar gjendjen e përgjithshme të ruajtjes së pronës;

  1. Kërkon nga Shtetet Palë që t’i paraqesin Qendrës së WH deri më 1 shkurt 2024, një draft të rishikuar të Planit Strategjik të Rimëkëmbjes dhe një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës dhe zbatimin e sa më sipër, për shqyrtim nga Komiteti WH në seancën e tij të 46-të, duke marrë parasysh se nevojat urgjente të ruajtjes së kësaj prone kërkojnë një mobilizim të gjerëpër të ruajtur OUV-në e saj, duke përfshirë mbishkrimin e mundshëm në Listën e WH në Rrezik. (attach eshte teksti i plote i vendimit ne shqip dhe anglisht).

Keto problematika jane bere pjese e diskutimeve edhe me shoqerine civile, kryesisht ne Tirane (per fat te keq ne Pogradec nuk ka nje rrjet te konsoliduar te shoqerise civile) dhe eshte duke u firmosur dhe do te dergohet ne Qendren e Trashegimise Boterore, IUCN, ICOMOS, dhe insitucione te tjera per te kundrshtuar keqmenaxhimin e rajonit si Trashegimi Boterore.