-640-0-bushat-1712667004

Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejes, Kristian Shkreli do të vijojë mandatin e tij. Ky ka qenë vendimi që ka dhënë sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit vendosi vijimin e mandatit të Shkrelit, ndërsa u shpreh se “subjekti i propozuar nga PS nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit”.

Ne konstatojmë se Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau-Dejës, i propozuar nga PS, nuk përfshihet në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të kryetarit, vazhdimin e mandatit të Kristian Shkrelit si kryetar i Bashkisë Vau-Dejës.

Ky vendim hy në fuqi me njëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ. Mund të bëhet ankimim në KAS prej 30 ditëve nga shpallja e këtij vendimi”, tha Celibashi.