Blero Muharremi dhe Afrona Dika janë ndarë e tashmë kjo është kuptuar nga heshtja e tyre sa herë që i pyesin për këtë çështje. Megjithatë thumbat në rrjete sociale nuk i kanë ndalur.
Ditën e djeshme Blero la të kuptohej se është më i lumtur pa Afronën në jetën e tij teksa publikoi një thënie ku thuhej: Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre.
Nga ana tjetër Afrona ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit dhe njëri prej tyre e ka pyetur nëse është beqare. Si gjithmonë ajo nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë por ka shkruar vetëm: Hmmm…