Nëse platforma e propozuar prej nesh, që sjell bashkimin e demokratëve, do të pranohet, gjithçka tjetër është pavlerë’, është ky qëndrimi i mbajtur nga Enkelejd Alibeaj, pas pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur deputetë që i kanë kërkuar të tërheq padinë në Gjykatë.
Alibeaj tha se ka qenë deputeti Helidon Bushati që e ka bërë një propozim të tillë, që në fakt do të ishte i mundshëm, në rast se platforma e bashkimit zbatohet.
“Për të qenë korrekt, zoti Helidon Bushati ka propozuar që të ndalohej procesi i zgjedhjeve në bazë, dhe të ishte dhe tërheqja e ankimimit në gjykatë, por që të ndodhë kjo duhet të gjendet një emërues i përbashkët.
Procesi i bashkimit sipas këtyre parimeve, duke përfshirë të gjithë anëtarësinë, duke e zgjeruar anëtarësinë, është kjo vlera që bashkon demokratët, nëse kjo ndodh, gjithçka tjetër është e pavlerë”, tha Alibeaj.