Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tanimë, duket se loja e banorëve është ashpërsuar, me dy grupe kundërshtare dhe shumë strategji të dala në pah.

Duket se Kristi, një banor që nuk ishte pozicionuar ende në asnjë grup, tashmë i përket atij të Oltës, dhe kjo nuk ka mbetur pa u komentuar nga Luizi.

“Kristi thjesht nuk do ta pranojë si term që është manipuluar. Thotë rri me dëshirë. Zhaku ia tha nuk ka lidhje shoqëria juaj, por ky nuk e pranon. Unë prandaj e pyeta çfarë loje po bën, ai ka rënë brenda me të.”

Kujtojmë se pak ditë më parë, gjatë lojës me pyetje anonime, Kristi u pyet nëse ka ndjenja për Oltën, situatë e cila solli një revoltë të madhe te Olta.

Kjo e fundit tregoi se edhe pse nuk e di kush mund t’ia ketë bërë këtë pyetje, do ta gjejë vetë.

Por, megjithëse për banorët nuk mund të jetë ende e ditur, në rrjet po aludohet se personi që ia drejtoi këtë pyetje Kristit është Amos Zaharia.

Dyshimet lindën pasi gjatë primeit, në momentin që po diskutohej pikërisht pyetja nëse Kristi ka ndjenja për Oltën, kamera po fokusonte vazhdimisht nga afër Amosin.