Një nga grupet më jetëgjatë të tregut muzikor shqiptar, West Side Family, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” të moderatores Ester Bylyku.

Të pyetur nga Ester, nëse Edi Rama, kërkoi të fshihej kënga Tirona pasi u bë Kryeministër, Landi u shpreh: “Jo, aspak. Atij i ka pëlqyer që në fillim ky bashkëpunim”.

Më tej Miri, shton se ky bashkëpunim ndodhi nëpërmjet të ndjerit Dr.Florit, i cili arriti ta realizonte këtë këngë në mënyrën më perfekte të mundshme.Të gjithë e mbajnë mend atë këngë.

Ka qenë ndër më të bujshmet e fillimit të dekadës së parë të shekullit të ri, kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Teksti ishte mjaft interesant, me gjetje të bukura nga dr Flori, i cili nuk jeton më.

“Të gjitha mund t’i gjeni në qytetin tonë, aty ku një tabelë e shtrembër thotë Mirë se erdhët në Tironë”, është një nga vargjet e paharrueshme.

“Aty ku provinciali thotë Jom prej Ali Demi”, është një tjetër varg i paharrueshëm. Për më shumë, mund të shihni vetë videon e këngës në rrjetet sociale apo në internet, me lehtësi.